Ky parking në Britani ka çmimin e një shtëpie

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 13:54
Ky parking në Britani ka çmimin e një shtëpie

Parkingu më i shtrenjtë i Britanisë kushton 350,000 dollarë, mund të krahasohet me çmimin e një shtëpie të re në West Yorkshire.

Vendi i parkingut lëshohet me qira afatgjate, ka një grilë për të parandaluar dëmet që mund të vijnë nga jashtë, një roje dhe kamera sigurie, ka thënë agjenti i pasurive të patundshme për The Sun.

Parkingu i cili gjendet në Knightbridge të Londrës është në zonën ku vetëm një apartament me vetëm një shtrat kushton 5.5 milionë dollarë.

(Kosova Sot Online)