Për pastrimin e drejtësisë së korruptuar e të inkriminuar, një VETTING të veçantë për Kosovën të komanduar nga SHBA, më të ashpër se modeli i Shqipërisë!

Nexhat Haziri

  • 26 January 2021 - 13:09

Shkruan: Nexhat Haziri

Procesi i VETINGUT, nuk duhet të merret model ai në Shqipëri, pasi do të kemi vetëm ndërrime politike në sistemin e drejtësisë, por jo reformë të mirëfilltë dhe të qëndrueshme për një sistem krejtësisht të pa varur dhe profesional e të pa korruptuar.

-Sistemi i drejtësisë në Kosovë thuajse për dy dekada, ka qenë një nga segmentet më të atakuar në raporte qoftë nga Stejt Depertamenti, amerikan, apo nga raportet e progresit të BE-së edhe të institucioneve të tjera monitoruese të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në të gjitha këto raporte është potencuar politizimi i tij, çka nënkupton se duke pasur parasysh inkriminimin e skenës politike në masë të madhe, si në krim të organizuar dhe korrupsion, atëherë edhe sistemi i drejtësisë ka qenë i ndikuar dhe i diktuar nga krimi i organizuar në forma të ndryshme.

Andaj llogari dhënia siç e potencon edhe ambasadori amerikan Kosnnet, është thelbësore për një reformim të sistemit të drejtësisë në Kosovë, që do të realizohej përmes një VETTINGU, proces ky që do të duhej të përgatitej në mënyrë profesionale dhe të paanshëm, I monitoruar edhe nga faktori ndërkombëtar në mënyrë që të jep rezultatet e duhura dhe të bëjë ç’kapjen e sistemit të drejtësisë nga elementi politik dhe kriminal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".