Lexoni edhe:
Të korruptuar deri në fyt, ish pushtetarët bëjnë fushatë elektorale mashtrimi me fushatë të kundërligjshme punësimi
Miliarderi amerikan, Bill Gates, ka paralajmëruar kundër nacionalizmit me vaksina dhe kundër qasjes së pakujdesshme ndaj pandemisë, duke shtuar se pandemia e ardhshme mund të jetë dhjetë herë më e keqe.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane, Suddeutsche Zeitung, ai tha se është koha që pandemia të pranohet si pjesë e normalitetit.
“Pandemia i përket normales së re, njësoj si tërmetet, tornadot dhe ndryshimet klimatike”, tha Gates në këtë intervistë, shkruan The Guardian.
Ai i kritikoi politikëbërësit për mungesën e përgatitjeve para Covid-19, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura për gjasat e një pandemie dhe shprehu keqardhje për mungesën e komunikimit të qartë për rreziqet e sëmundjes.
“Është e tmerrshme që ende u kërkojmë njerëzve që të bëjnë sakrifica për të shpëtuar jetë. Ne duhet t’i mësojmë mësimet”, tha Gates, duke shtuar që pandemia e ardhshme mund të jetë dhjetë herë më e keqe dhe ne ende nuk jemi të përgatitur për të.
Sipas tij, mungesa e bashkëpunimit mes shteteve ka qenë një mundësi e pashfrytëzuar. “Asnjë shtet nuk mund të qëndrojë i vetëm në luftën kundër pandemisë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)