Avdullah Hoti: Gastronomia, hoteleria dhe transporti i udhëtarëve, më të prekur nga masat kundër pandemisë Covid-19

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 15:41
Avdullah Hoti: Gastronomia, hoteleria dhe transporti i udhëtarëve, më të prekur nga masat kundër pandemisë Covid-19

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti,  ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit.

Me të cilët ka biseduar për pakon e mbështetjes financiare, si pjesë e programit për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2021.

Derisa u zotua se do t’i shqyrtoj kërkesat e këtyre dy sektorëve, kryeministri Hoti tha se gastronomia, hoteleria dhe transporti i udhëtarëve janë ndër sektorët më të prekur nga vendimet e qeverisë për masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Hoti tha se për subvencionimin e gastronomisë, sallave të dasmave, sallave të sportit, qendrave rehabilituese dhe të ngjashme, qeveria ka ndarë 3 milionë euro, në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumën e përgjithshme prej 222 milionë euro.

(Kosova Sot Online)