Garazhi ku u vra Albert Krasniqi nga babai i tij

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 20:13
Garazhi ku u vra Albert Krasniqi nga babai i tij

Një ngjarje e rënë ka tronditur sot Prishtinën, ku Skender Krasniqi dyshohet se ka vra djalin e tij, sipërmarrësin Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Media ka mësuar se vrasja ka ndodhur në garazhin e ndërtesës në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet.

Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Aktualisht jemi në fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rastië”, konfirmon policia.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson IndeksOnline. Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.


(Kosova Sot Online)