Ramizi: Shqiptarët e Luginës të shterin mjetet juridike në Serbi, ndryshe do të zhdukemi

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 20:36
Ramizi: Shqiptarët e Luginës të shterin mjetet juridike në Serbi, ndryshe do të zhdukemi

Naim Ramizi nga AAK ka thënë se qytetarët e Luginës së Preshevës duhet që të shterin mjetet juridike për shpronësimin që po i bëhet nga shteti i Serbisë.

Ai thotë se nuk mund të ketë ndërhyrje ndërkombëtare nëse qytetarët nuk i përdorin të gjitha instancat në institucionet e Serbisë.

“Kemi biseduar me qytetarë të Medvegjës. E kemi adresuar si problem. Por ende nuk jemi ndeshur me qytetarë që kanë shterur të gjitha mjetet juridike. Nuk mund të ketë ndërhyrje nga jashtë për këtë punë. Megjithatë shteti i Kosovës duhet të bëjë më shumë. Në rrafshin ndërkombëtarë duhet të bëhet e ditur kjo çështje e shpronësimit të pronave të shqiptarëve”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se nëse vazhdohet me këtë rritëm të shpronësime, shqiptarëve më Luginë mund të zhduken nga regjistrat. Shqiptarët në Luginë përballen me probleme të shumta pasi që nuk po regjistrohen nga Serbia ndërkohë që nuk po arrijnë të marrin as leje qëndrimi në Kosovë.

“Malësia e Bujanocit, por Lugina në përgjithësi mund të mos ketë më shqiptarë të regjistruar. Nuk ka as trashëgimi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)