Mark Zuckerberg prezanton reformën e madhe në Facebook, do t’i prekë edhe politikanët e Kosovës

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 10:00
Mark Zuckerberg prezanton reformën e madhe në Facebook, do t’i prekë edhe politikanët e Kosovës

Platforma më e madhe e rrjeteve sociale, Facebok, do ta bëjë një ndryshim të jashtëzakonshëm, të cilin e ka prezantuar themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg në një videokonferencë.

Zuckerberg deklaroi se Facebook ka vendosur që të mos iu rekomandojë më përdoruesve të saj grupe me përmbajtje politike. Kjo do t’i prekë edhe partitë politike në Kosovë, që synojnë ta shtrijnë aktivitetin politik edhe në këtë rrjet social.

“Kemi si qëllim që grupet civile dhe politike t’i mbajmë larg sugjerimeve për një kohë të gjatë dhe duam ta shtrijmë këtë gjë në nivel global”, tha Zuckerberg.

Në faqen kryesore (new feed) të përdoruesve, Zuckerberg tha se do ta ulë shfaqjen e postimeve me përmbajtje politike.

Facebook u vu në qendër të kritikave pasi së fundmi ia kishte mbyllur llogarinë ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me arsyetimin se ai i kishte shkelur rregullat e këtij rrjeti social. 

(Kosova Sot Online)