Arrestohet një neonaziste në Gjermani, kishte planifikuar sulme terroriste

  • E.K /
  • 28 January 2021 - 10:01
Arrestohet një neonaziste në Gjermani, kishte planifikuar sulme terroriste

Prokurorët gjermanë njoftuan të mërkurën se është arrestuar një grua 55 vjeçe, përkrahëse e së djathtës ekstreme, e cila akuzohet për planifikimin e sulmeve terroriste në Gjermani.

E identifikuar si Susanne G., kjo grua u kishte dërguar disa herë letra kërcënuese xhamive, kishte planifikuar zjarrvënie të qëllimshme dhe kishte kërkuar të dhëna dhe materiale për përgatitjen e bombave, thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit Federal në Karsruhe.

E dyshuara neonaziste gjithashtu u kishte dërguar letra kërcënuese anonime politikanëve lokalë, organizatave myslimane turke dhe OJQ-ve që i përkrahin refugjatët në qytetin e Nurembergut, shkruan Anadolu.

Së paku pesë zarfe me letra kërcënuese përmbanin edhe plumba dhe në përmbajtje kishte kërcënim me vdekje.

Gazeta gjermane “Sddeutsche Zeitung” raportoi se gruaja e dyshuar ishte e njohur për policinë si ekstremiste e djathtë para arrestimit dhe përkrahëse e partisë së ekstremit të djathtë, “Der Dritte Weg”.

Gjermania viteve të fundit është përballur me rritje të racizmit dhe ksenofobisë, të nxitur nga propaganda e të djathtës ekstreme, grupet anit-islamike dhe anti-semite.

(Kosova Sot Online)