Vetëvendosje edhe pas vendimit të Supremes: Do të garojmë me Albin Kurtin në listë

  • S.A /
  • 30 January 2021 - 07:54
Vetëvendosje edhe  pas vendimit të Supremes: Do të garojmë me Albin Kurtin në listë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme ku ua ndalojë kandidimin për deputetë Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut.

LVV-ja përmes një reagimi të shkurtër në Facebook ka thënë se ky vendim po i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo parti madje ka bërë të ditur se në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt do të garojë me listën prej 110 kandidatëve për deputetë. Kështu duke lën të kuptohet, që kësaj liste do t’i prijë i parti i partisë, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online )