Shpend Ahmeti, ky rrencë që mashtroi edhe HANDIKOS-in, nuk i dha 80 eurot e premtuara për personat me aftësi të kufizuara

Shpend Ahmeti, ky rrencë që mashtroi edhe HANDIKOS-in, nuk i dha 80 eurot e premtuara për personat me aftësi të kufizuara

Gani Qarri

  • 29 January 2021 - 07:41

Shkruan: Gani Qarri

Për sjelljet si këto me plot gënjeshtra dhe mashtrime perfide edhe ndaj kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, mafiozi dhe kryetari skandaloz i Prishtinës, Shpend Ahmeti me sejmenët e tij të inkriminuar, do të mbahet gjatë në mend si kryetari më rrencë dhe i korruptuar i cili jo vetëm se zhgënjeu me premtime mashtruese edhe kategorinë më të rrezikuar sociale si personat me aftësi të kufizuara, por u bë “ortak” me mafien e ndërtimeve, si dhe u lidh edhe me shpëlarësit më të mëdhenj të “parave të pista”, që përfliten për shpëlarjen e mbi 3 miliard eurove nga viti 2014 deri me tani, përderisa kategoritë sociale në kryeqytet, në këtë kohë të rëndë krize dhe pandemie, vuajnë edhe për gjërat më elementare jetësore.

-Mjerisht si të gjithë pjesëtarët e kriminalizuar të mafies politike në vend, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti edhe mandatin e dytë të kryetarit të komunës, do ta përfundojë duke ikur kokë-ulur dhe me turp nga kjo pozitë e tej inkriminuar, i cili për shkak të marifeteve të tij korruptive e mafioze dhe lidhjes me krimin e organizuar, duket se do të detyrohet, të largohet përjetësisht edhe nga politika.

Madje një zuzar i korruptuar deri në fyt, si Shpend Ahmeti, përveç përfitimit përmes MITO-ve të majme të disa qindra milionave ne kontot e veta, në kurriz të qytetarëve kryeqytetas, me degradim te skajshëm të Prishtinës, dëshmohet katërçipërisht se as që do të lë, gjë të mirë prapa vetes, përveç manipulimeve, korrupsionit dhe mashtrimeve e bllokimeve ndaj atyre qe nuk ishin në gjendje ti jepnin MITO, duke kooketuar ngushtë edhe me nëntokën kriminale dhe mashtruar e zhgënjyer deri në fund, te gjithë qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm.

Për aq më keq, një nga mashtrimet më skandaloze, tërësisht të pamoralshme, të papranueshme dhe nga më të mëdhatë e dubioze të faqeziut Shpend Ahmetit, së fundi e kanë zbuluar edhe Personat me aftësi të kufizuara, i cili me paturpësitë e tij anakronike dhe tërësisht amorale, ka shkuar deri atje, sa ta detyrojë edhe kategorinë më të prekur, nga masat e ndërmarra kundër Covid-19, të kërkojnë sqarim nga Shpend Ahmeti dhe komuna e Prishtinës, se pse i mashtroi publikisht dhe nuk ua dha as 80 eurot e premtuara nga vet ai, si ndihmë për fazën e parë të pandemisë.

Ky skandal i paprecedent i mashtrimit më të paskrupullt të Shpend Ahmetit, ka detyruar edhe shoqatën HANDIKOS, që këto ditë ta bëjë një reagim publik, drejtuar vet kryetarit Shpend Ahmeti por edhe komunës së Prishtinës, duke kërkuar me të drejtë sqarime për shkaqet e mos përmbushjes së premtimit të Shpend Ahmetit që ai e kishte bërë qysh me 24 nëntor të vitit të kaluar për subvencionim me nga 80 euro, deri në fund të dhjetorit që shkoi, te personave me aftësi të kufizuar të cilët jetojnë në Prishtinë, duke i lënë pa asnjë përgjigje dhe tërësisht me shpresë të thyer.

Madje sipas shoqatës HANDIKOS, megjithëse kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, premtimin e vet e ka bërë publik edhe përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ku kishte njoftuar publikisht personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në Prishtinë, se në fund të vitit 2020 do të subvencionoheshin me nga 80 euro, si mbështetje ndaj gjendjes së rënduar me pandeminë COVID-19 në Kosovë, tani ai as nuk u përgjigjet kërkesave të kësaj kategorie nga më të prekurat në vend, me ndonjë sqarim sado të thjeshtë lidhur me mos përmbushjen e subvencionimit të premtuar.

Sikur mos të mjaftonin skandalet e shumta të tij, Shpend Jahti edhe këtë premtim, njëjtë si ato më parë, dhënë "veresie" kategorive të ndryshme të qytetarëve, jo vetëm që nuk e përmbushi kurrë, por pa fije turpi as morali njerëzor, e ktheu në mashtrimin më të madh që u është bërë ndonjëherë në këtë mënyrë kaq nënçmuese, të ulët dhe fyese, personave me aftësi të kufizuara, duke i detyruar ata që të kërkojnë ndihmë për sqarime edhe nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale, për të mos marrë ndonjë përgjigje të qartë, as nga kjo drejtori, përkundër halleve të shumta që ata kanë.

Zhgënjimi i thellë i kësaj kategorie, ka bërë që shoqata HANDIKOS përfundimisht të paraqes edhe kërkesë publike ndaj komunës së Prishtinës si dhe vet kryetarit mafioz të saj Shpend Ahmeti që të dalin me një sqarim publik lidhur me premtimin e bërë para dy muajve, në mënyrë që më në fund, personat me aftësi të kufizuara, të informohen nëse premtimi i dhënë është anuluar apo as që do të përmbushet, dhe thjeshtë së shpejti do të anulohet.

Kështu që Shpend Jahti përfundimisht u dëshmua, si mashtruesi më i madh i cili përveç kategorive tjera, njëkohësisht ka injoruar edhe shtresat më të rrezikuara sociale të qytetarëve, deri tek ata ndër më të goditurit nga gjendja aktuale, siç janë personat me aftësi të kufizuara, para të cilëve, as që turpërohet për mos përmbushjen e zotimit dhe premtimit mashtrues për 80 euro, që sado pak do të zbusnin kushtet dhe nevojat e mëdha të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".