Vjedh çokollata për nipërit në dyqan, policia i paguan faturën!

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 09:55
Vjedh çokollata për nipërit në dyqan, policia i paguan faturën!

Karabinierët e Miranos, në Venecia, Itali, kanë zgjedhur të falin një gjysh, i cili pranoi se kishte vjedhur disa çokollata në një dyqan, për t’ua dhënë nipërve që po dilnin nga shkolla.

Policia ka refuzuar të vijojë procedimin penal, duke paguar faturën për mallrat e vjedhura dhe pastaj ka liruar të moshuarin.

Burri, ishte kapur nga roja i sigurisë, ndërsa u përpoq të kalonte mallrat fshehurazi në arkë, pasi vendosi disa kuti me çokollata në xhepat e tij.

I zhgënjyer, ai rrëfeu se nuk kishte para, por se donte të blinte një dhuratë të vogël për nipërit e tij.

Pasi arritën në vendngjarje, karabinierët vlerësuan anën njerëzore të historisë dhe duke marrë parasysh që menaxherët e supermarketit nuk donin të bënin një denoncim, ata u kufizuan vetëm me një paralajmërim ndaj të moshuarit për gjestin jo etik.

Pastaj, karabinierët vendosën të paguanin nga xhepi i tyre për ëmbëlsirat.

(Kosova Sot Online)