Ekspertët thonë se mund të jetë i nevojshëm vaksinimi i kafshëve kundër Covid-19

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 12:56
Ekspertët thonë se mund të jetë i nevojshëm vaksinimi i kafshëve kundër Covid-19

Sipas ekspertëve, ka mundësi që edhe kafshët shtëpiake do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të tij.

Ekspertët e Universitetit East Anglia, Institutit Earlham dhe Universitetit të Minesotës thonë se kanë gjetur dëshmi që përhapja e virusit nga kafshët shtëpiake te njerëzit paraqet rrezik të konsiderueshëm afatgjatë për shëndetin publik.

“Nuk është e paimagjinueshme që vaksinimi i disa llojeve të kafshëve shtëpiake mund të jetë i nevojshëm për ta luftuar përhapjen e infeksionit”, tha Larisa Labzin, biologe molekulare, shkruan Reuters.

“Shëndeti i kafshëve tona dhe sëmundjet e tyre do të ndikojnë përfundimisht te ne, qoftë duke na i shkatërruar burimet e ushqimit, qoftë duke na sëmurë. Do të duhej ta hulumtojmë këtë kudo në botë, por sidomos në Australi, sepse përhapja e virusit në komunitet te ne është e ulët”, tha ajo.

Sipas shkencëtares, shteti i largët mund të jetë në pozitë të mirë për ta udhëhequr botën në procesin e vaksinimit të kafshëve kundër koronavirusit.

Ndryshe, në botë tashmë janë konfirmuar disa raste të kafshëve të prekura nga Covid-19, ndonëse ato janë të rralla.

(Kosova Sot Online)