Ambasadori zviceran në Moskë ka marrë vaksinën ruse “Sputnik V”

  • E.K /
  • 30 janar 2021 - 13:07
Ambasadori zviceran në Moskë ka marrë vaksinën ruse “Sputnik V”

Vaksina “Sputnik V” është e diskutueshme ndërkombëtarisht sepse autoritetet ruse e kanë miratuar atë në gusht, pa kaluar “fazën e tretë”

Yves Rossier (60) ishte ambasadori zviceran në Moskë deri në fund të vitit 2020. Siç raporton Radio SRF, Rossier dhe disa punonjës të ambasadës janë vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik V., e cila ka një reputacion të dyshumtë në botë.

Vaksinimi i tij konfirmohet edhe nga ambasada zvicerane në Rusi.

Rossier u vaksinua pak para se të largohej nga detyra, në dhjetor të vitit të kaluar. Ambasadori, i pyetur nga media zvicerane thotë: “Për mua ishte e rëndësishme që kolegët e mi – natyrisht ata që dëshironin – të mund të vaksinoheshin.

Sputnik V ishte vaksina e vetme në dispozicion në Rusi në atë kohë. Sigurisht që edhe unë jam vaksinuar”.

Vaksina Sputnik V është e diskutueshme ndërkombëtarisht sepse autoritetet ruse e kanë miratuar atë në gusht – edhe pse rezultatet e të ashtuquajturave teste të fazës 3, të cilat japin informacion në lidhje me efektet anësore, nuk janë publikuar ende deri më tani.

(Kosova Sot Online)