Arrestohet një person në Hanin e Elezit pasi sulmoi fizikisht dy gra

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 10:20
Arrestohet një person në Hanin e Elezit pasi sulmoi fizikisht dy gra

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:30 kanë arrestuar një person pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare.

Sipas policisë, viktimave ju është ofruar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Viktimave ju është ofruar tretman mjekësor nga ku njëra nga viktimat është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në spitalin e Ferizajt e cila më pas është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)