Vetëvrasja e policit kosovar në Ranillug, krejt çka dihet deri tash

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 08:05
Vetëvrasja e policit kosovar në Ranillug, krejt çka dihet deri tash

Zyrtari policor me iniciale R.H., dyshohet se ka kryer vetëvrasje mbrëmë para stacionit policor në Ranillug, me armë zyrtare.

Media ka mësuar se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar nga fshati Koretinë i Kamenicës.

I njëjti burim ka bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet ta ketë vrarë veten me një plumb te shkallët e stacionit policor në Ranillug.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 “Ju njoftoj se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjestari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tijë. Në vendin e ngjarjes kan dalë njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Hashani.

(Kosova Sot Online)