QKRMT dënon dhunën ndaj 18 vjeçarit në Prishtinë, kërkon ndëshkim për zyrtarët policorë

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 10:48
QKRMT dënon dhunën ndaj 18 vjeçarit në Prishtinë, kërkon ndëshkim për zyrtarët policorë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka dënuar dhunën policore ndaj tetëmbëdhjetëvjeçarit në ambientet e stacionit policor në Prishtinë.

Në një komunimatë për media kanë thënë që janë të shqetësuar lidhur me këtë rast, dhe se organet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë veprim të nevojshëm.

“QKRMT, shpreh shqetësimin për faktin se edhe në të kaluarën është raportuar për përdorim të forcës apo keqtrajtim fizik të të arrestuarve dhe ndaluarve nga ana e Policisë së Kosovës, dhe organet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar dhe zbardhur këto raste” thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje sipas njoftimit të tyre dhe raportimeve të tyre QKRMT, i ka parë këto veprime të Policisë së Kosovës si të panevojshme, dhe të papranueshme.

QKRMT ka kërkuar nga Prokuroria dhe Gjykata kompetente që sa më shpejt të ndëshkoj zyrtarët policor të shfaqur në video duke keqtrajtuar 18-vjeçarin në stacionin policor në Prishtinë.“QKRMT, u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të drejtësisë penale të ndërmarrin veprime konkrete në luftimin e dukurisë së pandëshkueshmërisë ndaj veprimeve të paligjshme të Policisë së Kosovës. Zhvillimi i një procedure hetimore të shpejt, të paanshme dhe profesionale do të ndikonte në mbrojtje më efikase të të drejtave të njeriut dhe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në organet e rendit dhe të sigurisë” thuhet mes tjerash në njoftim.

(Kosova Sot Online)