Nisma garon në zgjedhje me numrin që e kishte brigada e Fatmir Limajt

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 12:07
Nisma garon në zgjedhje me numrin që e kishte brigada e Fatmir Limajt

Nisma Socialdemokrate e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garoj më numrin 121.

Ky numër për këtë parti dhe kreun e saj, Fatmir Limaj ka edhe një simbolik tjetër të rëndësishme.

Brigada e UÇK-së e udhëhequr nga Fatmir Limaj, kishte po këtë numër, 121.

Nisma në këto zgjedhje sloganin e ka ” Me Çlirimtarët”.

Kujtojmë që sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas tërheqjes së shortit është bërë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 127, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 132, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 135 dhe Nisma Socialdemokrate 121.

(Kosova Sot Online)