Policia jep detaje se çka ndodhi në Tophane në Prishtinë

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 16:47
Policia jep detaje se çka ndodhi në Tophane në Prishtinë

Nga zjarri në ballkonin e një ndërtese në lagjen Tophane në Prishtinë, nuk është lënduar asnjë person.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa shkaqet nuk janë bërë të ditura akoma, lidhur me rastin policia ka dhënë detaje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth ores 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Nuk  raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarje.

(Kosova Sot Online)