18-vjeçari që u keqtrajtua 'barbarisht' nga Policia e Kosovës: Më ka lënë me pasoja, jam largu prej fakultetit

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 22:20
18-vjeçari që u keqtrajtua 'barbarisht' nga Policia e Kosovës: Më ka lënë me pasoja, jam largu prej fakultetit

Është bërë njeriu më i përfolur ditëve të fundit në vend.

Shkas i kësaj është publikimi i një video që tregon dhunën të cilën një pjesëtar i Policisë së Kosovës ushtron ndaj tij.

Ndërsa edhe pse kanë kaluar tre vite nga ajo ditë, Leotrim Rama ende po përballet me pasojat e atij momenti.

“Pasojat janë se unë jam largu prej fakultetit se skam mujt me u koncentru”, deklaroi ai.

Rama thotë që nuk u ndje mirë kur pjestari policor u lirua nga prokurori i rastit në procedurë të rregullt.

Ky madje ka edhe një thirrje për gjithë ata që e telefonojnë për t’i ushtruar presion.

Ndërkohë, për raste të tilla të keqpërdorimit të detyrës nga ana e pjestarëve policor, kryeministri në dëtyrë, Avdullah Hoti ka mbajtur një takim me u.d së drejtorit Samedin Mehmetin dhe kryeshefin e IPK-së, Kushtrim Hodaj.

Nga këta të dy, Hoti ka kërkuar që të marrin masa sa më parë që të mos dëmtohet imazhi i Policisë së Kosovës.

Gjatë vitit 2020, mbi 1600 ankesa nga qytetarët janë adresuar në IPK. Si rezultat 32 zyrtarë policor janë arrestuar.


(Kosova Sot Online)