Haliti tregon kush e vodhi fondin 'Vendlindja Thërret'

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 22:25
Haliti tregon kush e vodhi fondin 'Vendlindja Thërret'

Xhavit Haliti i PDK’së ka folur në Pressing për fondin “Vendlindja Thërret”. Thotë se ai nuk e ka menaxhuar këtë fond.

 “Unë kam miratu fondin “Vendlindja thërret” por unë nuk e kam menaxhuar. Por ju keni pas qejf qashtu me thanë”, tha Haliti.

“Diasporën e ka menaxhuar LPK’ja deri më 1991. Pas themelimit të LDK’së në diasporë, LDK’ja ka mbet minorancë. Shumë e vogël ka mbet krahasuar me LDK’në sepse u shpall shteti u shpall Republika, pavarësia”, shpjegoi Haliti.

“Pas luftës PDK’ja e ka bërë gabimin më të madhin sa i përket diasporës. Nuk është marrë me diasporë”, thotë Haliti.

(Kosova Sot Online)