Syla: Albin Kurti në Skenderaj bëri manovër elektorale

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 23:16
Syla: Albin Kurti në Skenderaj bëri manovër elektorale

Valon Syla thotë se Albin Kurti nuk është i mirëpritur në Skenderaj, pasi nga aty vjen Hashim Thaçi, të cilin Kurti e ka fyer rëndë.

Thotë se Kurti e bëri me qëllim këtë vizitë për të zbehur njohjen nga Izraeli.

“Sulmi me vezë është taktikë-teknikë e Vetëvendosjes më herët. Z kurti i kishte goditur gjithkund anëtarët e qeverisë dhe shihet se anëtarët në Skenderaj kanë përdorur këtë formë për tia kthyer me të njëjtën gjuhë”, tha Syla.

“Duhet ta dijmë se nëse për Kurtin lideri më i votuar në këtë komunë dhe themeluesi i UÇK’së siç është Hashim Thaçi është fyer me një gjuhë të rëndë, ai duhet ta dijë se nuk është i mirëpritur në këtë komunë dhe nuk është mirë që të taktizojë dhe polarizojë në kohë të zgjedhjeve”, shtoi Syla.

(Kosova Sot Online)