Gjermania zotohet për vaksinimin e tërë popullsisë kundër Covid-19 deri në fund të verës

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 11:38
Gjermania zotohet për vaksinimin e tërë popullsisë kundër Covid-19 deri në fund të verës

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e përsëriti zotimin e qeverisë që të gjithë qytetarëve t’u ofrohet vaksina kundër Covid-19 deri në fundin e verës së këtij viti.

Gjatë një video-konference me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, udhëheqësit rajonalë dhe prodhuesit e vaksinave, kancelarja gjermane i vlerësoi vështirësitë gjatë shpërndarjes së vaksinave dhe procesit të vaksinimit në vend.

Pas këtij takimi, shefja e qeverisë gjermane tha se kompanitë që prodhojnë vaksina tashmë kanë paraparë që dozat do të shpërndahen gjatë këtij viti, shkruan Anadolu.

Ajo rikujtoi që tri kompani kanë vaksina të miratuara nga BE-ja, duke shtuar se edhe nëse kompanitë tjera nuk arrijnë të sigurojnë miratim, qeveria gjermane do të ketë mundësi që ta mbajë premtimin për të ofruar vaksina për secilin qytetar të moshës së pjekurisë deri në fund të verës ose në çerekun e tretë të vitit.

Pasi nuk do t’u jepet fëmijëve, Merkeli tha se Gjermania ka nevojë për rreth 73 milionë njerëz. Merkeli njoftoi se në takimin e ardhshëm me udhëheqësit rajonalë do të përgatitet edhe plani kombëtar i vaksinimit.

(Kosova Sot Online)