Ende në kërkim personi që dyshohet se kërceu nga Ura e Fshejtë

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 15:19
 Ende në kërkim personi që dyshohet se kërceu nga Ura e Fshejtë

Pjesëtarët e FSK-së janë në kërkim të qytetarit të humbur që nga data 26 janar, i cili dyshohet se kërceu nga Ura e Fshejtë në Gjakovë.

“Operacioni ka filluar te “Ura e Fshejt” në Gjakovë, për të vazhduar përgjatë lumit Drini i Bardhë e deri  tek ura e Fshatit Gjonaj.

Pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm fizikisht në realizimin e operacioneve të tilla, gjendja momentale e përmbytjeve të ujërave në territorin e vendit tonë e kanë vështirësuar  gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së,

(Kosova Sot Online)