Rritet numri i testimeve, bie numri i të infektuarve me koronavirus

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 15:24
 Rritet numri i testimeve, bie numri i të infektuarve me koronavirus

Në dy ditët e fundit është rritur numri i testimeve për COVID-19 në Kosovë, ndërsa është zvogëluar numri i rasteve të infektuara me këtë virus. Nga 2 mijë e 615 testime të kryera në 24 orët e fundit, 9.37 për qind prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 245 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa 3 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virus.

Gjatë kësaj kohe janë kryer gjithsej 2 mijë e 615 testime, 9.37 për qind e këtyre testimeve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Një përqindje më e lartë e të infektuarve në krahasim me testimet e kryera ka qenë të hënën.

Gjatë kësaj dite janë kryer 2 mijë e 192 testime, ndërsa 12.86 për qind, apo 282 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ditëve të fundit në vend, kemi parë një rritje të numrit të testimeve për COVID-19, derisa numri i të infektuarve nuk ka qenë shumë i lartë krahasuar me numrin e testimeve.

Ndërsa, kujtojmë që sot ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ka dorëzuar 100 mijë teste PCR te Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ai ka thënë se testet janë dorëzuar me qëllim të forcimit të kapaciteteve për testim në masë

(Kosova Sot Online)