
Lexoni edhe:
VV shpërndan një video: Kurti u mirëprit dje nëpër shtëpitë dhe odat e Skenderajt
Autoritetet e Azerbajxhanit e akuzuan ushtrinë armene për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit në orët e hershme të së martës.
Sipas një deklarate të Shërbimit Shtetëror Kufitar, pikat kufitare dhe luftuese u qëlluan me armë zjarri nga forcat armene nga fshati Ashagi Askipara në rajonin Gazakh. Në deklaratë thuhet se trupat armene qëlluan me armë automatike 20 herë, shkruan Anadolu.
VV shpërndan një video: Kurti u mirëprit dje nëpër shtëpitë dhe odat e Skenderajt 
Lexoni edhe:
Raportet mes dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur forcat armene e pushtuan rajonin e Nagorno-Karabakut, që nga komuniteti ndërkombëtar njihet si pjesë e Azerbajxhanit.
Lufta e fundit mes këtyre dy shteteve shpërtheu më 27 shtator. Palët e akuzuan njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve, ndërsa për gjashtë javë u vranë rreth 5 mijë ushtarë nga të dyja palët.
Konflikti i armatosur mori fund përmes nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit më 10 nëntor, me ndërmjetësimin e Rusisë.
(Kosova Sot Online)