I prezanton policisë patentë-shofer të falsifikuar, arrestohet pejani

  • E.K /
  • 03 February 2021 - 11:52
I prezanton policisë patentë-shofer të falsifikuar, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Pejë rreth orës 14:10, kanë arrestuar një person pasi që i njëjti kishte prezantuar një patentë-shofer të falsifikuar.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit dokumenti është konfiskuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte prezantuar një patentë-shofer të falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)