Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 17:55
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy automjeteve, sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditura, ndërsa njëri nga të lënduarit është dërguar për marrjen e trajtimit mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradë, drejtimi Duhël-Prishtinë (km 42). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me aksidentin”, ka konfirmuar policia.


(Kosova Sot Online)