Gazeta amerikane “The Austin Chronicle” i dedikon një shkrim të veçantë filmit “Zgjoi”

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 20:36
Gazeta amerikane “The Austin Chronicle” i dedikon një shkrim të veçantë filmit “Zgjoi”

Gazeta e përjavshme amerikane “ The Austin Chronicle” i ka dedikuar një shkrim filmit “Zgjoi”, i cili rrëmbeu tri çmime kryesore në “Sundance”, festivalin më të madh të pavarur të filmit në SHBA.

“Si kaq shumë gra në fshatin e vogël kosovar të Krushës së Madhe, Fahrije Hoti (Yllka Gashi) po jeton vërtet në gjendje të paqartë. Burri i saj është zhdukur, supozohet se është mbytur apo pushkatuar, por në “Zgjoi” shpresa që ai ende jeton gumëzhimë në veshin e saj”, nis shkrimi i “The Austin Chronicle”.

“Kur ai të kthehet”, thotë vjehrri i saj i gjymtuar, Haxhi (Çun Lajçi) sa herë që përmendet emri i burrit të saj të zhdukur. “Nëse ai kthehet” është përgjigja e saj e vazhdueshme, edhe pse të dy përbrenda e dinë që kjo është një ëndërr e pamundur.

(Kosova Sot Online)