Nga e mori Fatmir Limaj nofkën “çeliku”, kandidati i Nismas nuk e din

  • A.P /
  • 04 February 2021 - 18:12
Nga e mori Fatmir Limaj nofkën “çeliku”, kandidati i Nismas nuk e din

Avdi Morina, kandidat i Nismas për deputet nga Malisheva nuk e ka ditur se nga e ka marrë nofkën “çeliku”, lideri i partisë së tij Fatmir Limaj.

“Nofkën nuk e di kush ja ka lanë por e di se ai e ka dëshmuar veten në luftë”, ka thënë Morina, I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit për deputet nga AAK’ja, Kastriot Berisha.

Ai tregoi se nga e mori Limaj nofkën “çeliku”.

“Nofkën ‘çeliku’ ia ka lanë Rexhep Selimi. Ai kështu e ka emërtuar njësitin dhe pastaj edhe Limaj e ka marrë këtë nofkë. Marre mos me dit ti”, ka Berisha.

(Kosova Sot Online)