Çka ndodh me fletëvotimin nëse qytetarët e votojnë Kurtin, flet lideri i VV’së

  • A.P /
  • 04 February 2021 - 20:49
Çka ndodh me fletëvotimin nëse qytetarët e votojnë Kurtin, flet lideri i VV’së

Lideri i Lëvzijes Vetëvendosje, Albin Kurti flet për fletëvotimet se a mund të shpallen të pavlefshme në rast se qytetarët zgjedhin numrin 1 në listë.

Ai thotë se fletëvotimi nuk mund të shpallet i pavlefshëm.

Kurti thotë se qytetarët mund ta zgjedhin numrin një, nëse ai vlerësohet nga ata.

“Varësisht prej vlerësimit që kanë për mu. Nuk mund të shpallet i pavlefshëm fletëvotimi”, tha Kurti në Kallxo.com.

Ai thotë se pas zgjedhjeve do të nis një epok e re në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt. 

(Kosova Sot Online)