Këta janë 3 zyrtarët policorë që keqtrajtuan dhe ia thyen 3 brinjë një qytetari në Gjakovë

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 11:00
Këta janë 3 zyrtarët policorë që keqtrajtuan dhe ia thyen 3 brinjë një qytetari në Gjakovë

Shtatë zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna, për shkak të dyshimit se kanë keqtrajtuar një qytetar në Gjakovë, i cili nga keqtrajtimi dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i janë thyer tre brinjë.

Mirëpo në orët e mbrëmjes dje, pas një pune hetimore të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe Inspektoratit Policor, është vërtetuar ekzistimi i dyshimit të bazuar se tre zyrtarët kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe si rezultat i këtij hetimi, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, IPK ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje këta zyrtarë policorë:

Adrian Lukaj

Betim Hasi

Edison Kelmendi

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)