Tasholli: Sa do t’i kushtojë një ushtar Kosovës?

  • E.K /
  • 05 February 2021 - 22:26
 Tasholli: Sa do t’i kushtojë një ushtar Kosovës?

Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar planprogramet e partive politike në vend. Thotë se programet e tilla janë jashtë realitetit dhe manipulojnë emocionet e njerëzve.

“Mbi principin e të drejtave të njeriut, nëse dojmë të ndërtojmë kërkesa megjithatë edhe gënjeshtrat politike janë njëfarë shkelje e të drejtave të qytetarëve sepse manipulojnë emocionet’.

“Komplet krahasimet që bëhen, mënyra se si shkruhen ato mendoj që janë jashta realitetit dhe mundësisë së implementimit të tyre’, tha ai.

“Për shembull një ndër to është ushtria. Askush nuk e bën pyetjen fundamentale se sa do t’i kushtojë një ushtar Kosovës.Një i burgosur i kushton 30 euro në ditë. Sa do t’i kushtojë një ushtar Kosovës”, pyet Tasholli.

“Premtimi është banal dhe manipulim i emocioneve”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)