Kishte mbushur shtëpinë me drogë e armë, arrestohet 43- vjeçari shqiptar në Greqi

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 09:12
Kishte mbushur shtëpinë me drogë e armë, arrestohet 43- vjeçari shqiptar në Greqi

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap me drogë dhe armë në banesë.

Mediat greke raportojnë se rasti në fjalë është regjistruar në Nea Filothei të Athinës.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, janë gjetur 2.1 kg marijuanë, 55 gram kokainë, 760 kapsula narkotike, 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 4850 euro si dhe 2 peshore.

Uniformat blu po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti si dhe zbulimit nëse shqiptari vepronte i vetëm apo jo.

(Kosova Sot Online)