Për dy dekada GËNJYEN e nuk ushtruan PADI për krimet e Serbisë, këta mashtrues të pafytyrë e pa pikë turpi dhe po mashtrojnë paturpësisht përsëri!

Për dy dekada GËNJYEN e nuk ushtruan PADI për krimet e Serbisë, këta mashtrues të pafytyrë e pa pikë turpi dhe po mashtrojnë paturpësisht përsëri!
Për dy dekada GËNJYEN e nuk ushtruan PADI për krimet e Serbisë, këta mashtrues të pafytyrë e pa pikë turpi dhe po mashtrojnë paturpësisht përsëri!

Ragip Guraziu

  • 06 February 2021 - 08:51

Shkruan: Ragip Guraziu

Nuk kanë turp jo se korrupsioni ju ka hyrë në zemër. Me këta nuk ndërtohet shteti as nuk pastrohet drejtësia. Janë njerëz krejtësisht të padijshëm, injorantë dhe krimo-profiterë politike të ultë që po vazhdojnë përsëri ta keqpërdorin këtë temë të dhimbshme, plagët akoma të pa shëruara edhe 22 vjet pas lufte, dhe po tentojnë ta mashtrojnë popullin e neperkembur edhe në vitin 2021 me këto lloj premtimesh mashtruese të cilat nuk i harruan që nga zgjedhjet e para të pasluftës e deri më sot, pa fije turpi e pa fije morali. Janë po këta njerëz, partitë e tyre politike dhe liderët ata që qeverisën kriminalisht me vendin dhe urdhëruan drejtësinë vendore që t’i trajtojnë si të pa lejueshme edhe paditë individuale të qytetarëve e të bizneseve për krimet dhe dëmet serbe të luftës ne Kosove!

-Kësaj çka po ndodhë tani, me premtime dhe zotime të demoduara se do ta paditin Serbinë për krimet dhe dëmet e luftës është një gënjeshtër e madhe, he turpi këta i mbuloftë e mos paçin turp më të madh. Këta janë të pa përmirësueshëm, e thotë populli edhe me atë fjalën e artë: Ujku lëkurën e ndërron, por zanatin-veset nuk i harron! Kështu po ngjanë edhe në këtë fushatë zgjedhore edhe me liderët politikë që janë harxhuar e janë tepruar. Asgjë nuk ndërrojnë këta , edhe zanatin e vjetër nuk e harrojnë qe 20 vite. Janë me të njëjtat retorika, janë në gjendje të përsëritin të njëjtin tekst të para 20 viteve sepse tjetër tekst nuk din ta përpilojnë, dhe për çdo fushatë, qoftë parlamentare apo edhe lokale, liderët politikë të gjitha subjekteve politike para qytetarëve, po bëhen bajat tej mase, sa edhe kësaj radhe që në fillim ja filluan më të njëjta deklarata, metoda, premtime etj.

Po si nuk po turpërohen, dhe si nuk po ju vjen turp, folësve mashtrues të partive politike të cilët edhe në këtë fushatë zgjedhore kanë filluar të flasin për krimet serbe dhe ndëshkimin e kriminelëve, madje po shkojnë aq larg, duke harruar çfarë kanë premtuar në të kaluarën dhe kanë dështuar që ta realizojnë, apo së pakut që ta iniciojnë si procedurë nëse mandati qeverisës ju përfundoi para kohe, deri sa edhe në këto zgjedhje, partizanët e partive politike po premtojnë fuqishëm me plotë gojën se nuk do ta falin por do ta padisin Serbinë për gjenocid dhe dëme të luftës! Unë i pyes me plot seriozitet dhe sinqeritet: Po ku ishit deri tani, a nuk ju mjaftuan 20 vjet, sidomos pas pavarësisë së Kosovës, ooo ju të marruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".