Prangat e vjedhura i kthen në polici 60 vjet më vonë

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 09:19
Prangat e vjedhura i kthen në polici 60 vjet më vonë

Nga departamenti i policisë në Los Angeles kanë thënë se një palë pranga të marra nga një oficer policie para 60 vjetësh, mbërritën në një pako së bashku me një letër me kërkimfalje nga, tashmë gjyshi, që i kishte vjedhur.

LAPD postoi në Twitter fotografi, duke treguar prangat dhe letrën që mbërriti së bashku me një pagesë prej 100 dollarësh.

Letra u shkrua nga një gjysh 74-vjeçar nga Vista, i cili shkroi se ai i kishte marrë prangat nga dyshemeja kur një polic i la aty gjatë një grindjeje në restorantin lokal “Bob’s Big Boy” para më shumë se 60 vjetësh.

“Sa herë i shihja prangat ndër vite, ndjehesha nga pak fajtor, por nuk ndërmora asgjë në lidhje me këtë”, kishte shkruar i moshuari.

Ai deklaroi se vendosi që përfundimisht t’i kthente prangat për të dhënë një shembull të mirë për nipërit e tij të moshës gjashtë dhe nëntë vjeçare.

“Ata ishin të entuziazmuar dhe më pyetën se pse i vodha prangat një polici. Unë, natyrisht, se nuk kisha asnjë shpjegim të mirë dhe u thash se ishte gjëja e gabuar për t’u bërë dhe se nuk isha krenar për këtë”.

Ky burrë në letër shkroi se donte të korrigjohej duke kthyer manshetat së bashku me një donacion prej 100 dollarësh në polici.

“Nuk është asnjëherë vonë për të bërë gjënë e duhur”, kanë shkruar nga policia në postimin e tyre në Twitter.

(Kosova Sot Online)