POLITIKA MAFIOZE që kontrollon (PA) DREJTESINË, i frikësohet REFORMËS së thellë me ligjin VETTING!

POLITIKA MAFIOZE që kontrollon (PA) DREJTESINË, i frikësohet REFORMËS së thellë me ligjin VETTING!
POLITIKA MAFIOZE që kontrollon (PA) DREJTESINË, i frikësohet REFORMËS së thellë me ligjin VETTING!

Muhamet Kelmendi

  • 07 February 2021 - 08:11

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Me fjalë dhe fjali pa masa nuk spastrohet kurrë sistemi i kriminalizuar tej mase. Sistemi i drejtësisë nuk spastrohet me vazhdimin e rrugës së njëjtë. Përkundrazi. Keqbërësit dhe matrapazët e tillë e vazhdojnë rrugën dhe krimet e keqpërdorimet trashen e rriten. Këtë sistem duhet goditur ashpër me masa të drejta juridike dhe penale. Njerëzit e tillë në sistem vetëm këtë e njohin dhe askënd tjetër. Vetëm dënimi i drejt e i fuqishem i vjen në vetvete keqpërdoruesit dhe shkelesit gjyqtare e prokurore në sistemin e drejtësisë në Kosovë !

-Në kuadër të sistemit juridike dhe të punës për ndërtimin e shtetit të së drejtës, bazë kryesore është profesionalizmi, përkushtimi dhe ndershmëria e njerëzve në sistem.

Nuk mundet kurrë sistemi i së drejtës të funksionoje dhe të ketë bazë ligjin për çdo kënd pa këto përkushtime. Sistemi juridik është pikë mbështetëse për shtet. Së këndejmi po paraqiten dy mënyra mbi sistemin juridik në Kosovë. Dhe konkretisht: 1. Vazhdimi i punës së njëjtë dhe identike të zhvillimet të mëtejshëm profesional, kuptohet pa ndryshime thelbësore. Me këtë nënkuptohet mos analiza e punës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, sikundër edhe të kuadrit përcjellës nëpër këto institucione, në polici me mekanizmat e vetë dhe në administratë. Forma e tillë nuk nënkuptohet me nxjerrjen nga puna dhe hapajen e procedurës penale ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin dhe që është kryerës i veprës penale.

As konfiskimi i pasurisë nuk është mjet i këtyre subjekteve politike. PDK, LDK dhe partitë tjera që ishin me pushtet e donë këtë rrugë. 2. Çështja e dytë është hapja e një kapitulli të ri mbi bazën e një ligji të veçantë që nënkupton nxjerrjen nga puna, hapjen e procedurës penale për vepër dhe konfiskimin e pasurisë ndaj çdo njërit që ka elemente të veprës penale.

Njëherit konsiston kjo në hapjen procedurës për nxjerrjen e kuadrit tjetër të pa ndyrë me vepra të ndaluara, profesional dhe të përgatitur për ndërtimin e shtetit ligjor.

Këto dy rrugë krejtësisht të kundërta. E para nënkupton lënien e sistemit të tillë të paprekur dhe rruga tjetër parasheh masa ndëshkuese dhe për përzgjedhje të re në sistem me njerëz të tjerë dhe profesional. Dhe natyrisht se kjo është zgjedhja më e mirë dhe shumë më e suksesshme për të bërë një sistem ligjor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".