Katër vetura dhe një kioskë digjen në Dardani të Prishtinës

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 10:28
Katër vetura dhe një kioskë digjen në Dardani të Prishtinës

Një zjarr ka kapluar katër vetura dhe një kioskë në lagjen Dardania të Prishtinës, njofton policia përmes raportit 24-orësh.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, teksa zjarrëfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Lagjja Dardani, Prishtinë 06.02.2021 – 05:18. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri një kontenier i mbeturinave, pronë e ndërmarrjes Pastrimi, një kioskë si dhe katër vetura. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)