Hoti e citon Rugovën për letrën e Bidenit: Shtëpia nuk mbahet pa miq

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 13:16
Hoti e citon Rugovën për letrën e Bidenit: Shtëpia nuk mbahet pa miq

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish për letrën e Presidentit Biden, në të cilën i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

Në një postim në Facebook, Hoti thotë se nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për shtetin tonë.

Postimi i tij i plotë:

SHBA-të mbesin aleati më fuqiplotë i Kosovës

Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën.

Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq.

Marrëveshja e 4 shtatorit 2021, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e  Kosovës,  ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet.

Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e SHBA-ve.

Faleminderit Presidenti Biden!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

(Kosova Sot Online)