Ambasada amerikane me flakaresh kundër drejtësisë së korruptuar kosovare, krimi dhe korrupsioni po e vret të ardhmen e shtetit

Ambasada amerikane me flakaresh kundër drejtësisë së korruptuar kosovare, krimi dhe korrupsioni po e vret të ardhmen e shtetit
Ambasada amerikane me flakaresh kundër drejtësisë së korruptuar kosovare, krimi dhe korrupsioni po e vret të ardhmen e shtetit

Ragip Guraziu

  • 07 February 2021 - 08:17

Shkruan: Ragip Guraziu

Se Kosova si shtet i ri po dështon skajshmërisht në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, e konstaton me plot të drejtë me një reagim të fundit, ambasada Amerikane në Prishtinë, duke deklaruar me shqetësim të madh për shkak të dështimit të institucioneve në fushën e drejtësisë së kapur nga krimi. Jo rastësisht ambasade amerikane thotë në reagimin e tyre se korrupsioni mbetet ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës, për investime në sektorin privat dhe krijimin e mundësive për punësim për mirëqenien, e veçanërisht për të rinjtë.

-Korrupsioni ky virus i pashmangshëm, por akoma i pa shërueshëm në Kosovë po vazhdon të merr përmasat e një epidemie të zgjeruar. Dhe jo rastësisht thuhet për ne kosovarët se korrupsioni është më i rrezikshëm se sa virusi Covid 19. Covid 19 ka mundësi ndoshta të largohet shumë shpejtë, por korrupsioni po na e nxinë jetën që nga pas lufta, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës po lulëzon me të madhe, që do thotë se Kosova etiketohet si shteti më i korruptuar në rajon dhe më gjerë , edhe në prag të 13 Vjetorit të pavarësisë.

Për të qenë imazhi edhe më i keq, edhe krerët e Shtabit dhe prijësit e UÇK-së dhe të shtetit i kemi në Hagë. Se sa keq gjendet Kosova në fushën e sundimit të ligjit dhe ballafaqimin me korrupsion e krim të organizuar, flasin mjaftueshëm shifrat simbolike të raportit të pasurisë së konfiskuar në emër të përfitimit të kundërligjshëm. Këto shifra janë një tregues tjetër real dhe zyrtar që flet për dështimin e plotë të institucioneve të drejtësisë në luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

Sipas ministrit të drejtësisë Selim Selimi, gjatë vitit të kaluar është raportuar për rreth 1.6 milion euro vlera e aseteve të ndryshme të sekuestruara dhe të konfiskuar për shkak të veprave të ndryshme penale. Mirëpo ky raportim nuk e përmirëson zbeh imazhin e zbehur të Kosovës që vazhdon të jetë shteti më i korruptuari jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".