Shasha flet për letrën e Biden: Ka përafrim me qëndrimin e BE’së

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 13:31
Shasha flet për letrën e Biden: Ka përafrim me qëndrimin e BE’së

Drejtori i Institutit EPIK, ka shkruar për tri elemente të letrës që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia ka dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se Biden ka qëndrim të përafërt me BE’në.

Shasha ka deklaruar se qëndrimi i Biden është se njohja reciproke është i vetmi opsion.

Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Tre elemente te letres Bidenit drejtuar Vuciqit bien ne sy:

1. Distancimi nga parimi i administrates Trump se “normalizimi ekonomik” vije para adresimit te ceshtjeve politike;

2. Qendrimi i Bidenit eshte se “njohja reciproke” eshte i vetmi opcion. Pra perjashton ate fjalorin e administrates Trump: “cfaredo qe dakordojne palet”;

3. Ka perafrim te madh me qendrim te BE-se pasi qe ne leter Presidenti Biden perdor fjalor te njejet me BE, respektivisht arritjen e nje “marreveshje gjithperfshirese te normalizimit”.

p.s. ne letren e fundit drejtuar Vuciqit, Trumpi e falenderonte per “guximin e jashtezakonshem”

(Kosova Sot Online)