Vetëm me fshesën e VETTING-ut pastrohet sistemi i drejtësisë, e jo me llafe te kota!

 Vetëm me fshesën e VETTING-ut pastrohet sistemi i drejtësisë, e jo me llafe te kota!
 Vetëm me fshesën e VETTING-ut pastrohet sistemi i drejtësisë, e jo me llafe te kota!

Hasan Preteni

  • 07 February 2021 - 13:19

Shkruan: Hasan Preteni

Prokurorët dhe gjyqtarët nuk duhet të kenë më shumë se një vend pune, ata duhet të flasin vetëm në prokurori e gjykatore. Kryeprokurori i shtetit duhet të raporton në Kuvend. Transparencë dhe llogaridhënie e plote , prania dhe puna e tyre e ligjshme duhet dertyrimisht të zhduk krimin, korrupsionin, nepotizmin dhe të gjitha të zezat tjera.

mundë të bëhet vetëm me ndërkombëtaret ( si në Tiranë). Fatkeqesisht në këtë fushatë vetëm njëra parti e ka seriozisht. Në Kosovë të gjitha tjerat, zhvillimi ekonomik, rritja e konkurrencës, barazia sociale, meritokracia reale, të gjitha mundë të sigurohen vetëm nëse sundon rendi dhe ligji, dhe kjo eshte detyre e Prokurorise se shtetit dhe Gjyqesorit.

Nëse kemi shtet dhe sundim të rendit dhe ligjit, Prokurori e bënë diferencën, Hetuesi dhe organi të aktakuzës profesionale, jo si të shantazhuar dhe patriotike, por duhet te jene patriot ligjor, ky është parakushti i detyrueshem. Pastrimi duhet të nënkupton largimin e atyre që nuk kanë pasur rezultate në të kaluarën, dhe që e dëshmojnë pasurinë e tyre dhe që nuk shoqërohen apo nuk janë shoqëruar me asnjehere me krimin e organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".