E reja me probleme mendore plagos me thikë babanë dhe vëllanë

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 13:59
E reja me probleme mendore plagos me thikë babanë dhe vëllanë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër.

Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

(Kosova Sot Online)