3 të vdekur, 249 raste pozitive dhe 274 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 15:02
3 të vdekur, 249 raste pozitive dhe 274 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe tre persona kanë vdekur nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se rastet e vdekjes janë nga Gjakova (84 vjeç), Prishtina (76-vjeç) dhe Prizreni (78 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 249 raste pozitive nga testimi i 2291 mostrave, ndërsa janë shëruar 274 persona.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 1523, i të infektuarve në 62.258, ndërsa i të shëruarve në 54.042.

(Kosova Sot Online)