Shqiptari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë, kërkohej për kontrabandim me emigrantë

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 11:30
Shqiptari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë, kërkohej për kontrabandim me emigrantë

Nga Hungaria një shqiptar është ekstraduar për në Kosovë, nga ku pastaj me kërkesë të Prokurorisë Themelore është dërguar në mbajtje.

Një shqiptar, shtetas i Hungarisë është ekstraduar dhe nën përcjellje të njësitit policor ka arrit në Aeroportin e Prishtinës, ku i njëjti është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë për veprën kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore, departamenti për krime të rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës.

(Kosova Sot Online)