Shkëmbi bie nga lartësia dhe e mbyt në vend shoferin e veturës

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 14:18
Shkëmbi bie nga lartësia dhe e mbyt në vend shoferin e veturës

Drejtuesi i një veture humbi jetën në Civo të provincës së Sondrios në Itali, pasi një masiv i madh shkëmbi u shkëput nga një lartësi e madhe dhe ra pikërisht mbi mjetin e tij.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të bëjnë diçka pasi impakti i shkëmbit mbi veturë ishte i madh dhe drejtuesit kishte humbur jetën menjëherë.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe nxjerrjen e trupit të tij nga vetura.

(Kosova Sot Online)