Prishtinë: E shantazhon të dashurën që ta abortojë fëmijën

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 09:03
Prishtinë: E shantazhon të dashurën që ta abortojë fëmijën

Një grua nga Prishtina ka raportuar se është shantazhuar nga i dashuri i saj, me të cilin ishte që tri vite në lidhje dhe kishte mbetur shtatzanë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ajo e ka abortuar fëmijën nën presionin dhe shantazhin e të dashurit të tij.

“Prishtinë 05.02.2021 – 15:00. Ankuesja femre kosovare ka raportuar se qe tri vite është në lidhje dashurie me të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishte  mbetur shtatzënë. E njëjta  nën presionin dhe shantazhin  e tij kishte  abortuar fëmijën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)