Burri nga Vitia hyn me armë në zyrën e drejtorit të shkollës

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 09:47
Burri nga Vitia hyn me armë në zyrën e drejtorit të shkollës

Një burrë nga Vitia ka hyrë në zyrën e drejtorit të shkollës me armë në brez. Rasti ka ndodhur në rrugën “Flaka e Janarit”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njësiti policor ka reaguar menjëherë dhe i ka konfiskuar një pistoletë  me 10 copë fishekë.

“Rr. Flaka Janarit, Viti 08.02.2021 – 15:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovari cili me armë në brez ka hyrë në zyrën e drejtorit të shkollës mashkull kosovar. Njësiti policor ka reaguar menjëherë dhe i ka konfiskuar një pistoletë  me 10 copë fishekë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)