Të verbuarit e politikës nga lakmia për pozitën e presidentit, për kryeministër e deputet, po shkelin mbi ligjin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarit!

Të verbuarit e politikës nga lakmia për pozitën e presidentit, për kryeministër e deputet, po shkelin mbi ligjin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarit!
Të verbuarit e politikës nga lakmia për pozitën e presidentit, për kryeministër e deputet, po shkelin mbi ligjin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarit!

Muhamet Kelmendi

  • 09 February 2021 - 07:42

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kudo ka shkelje të mëdha të masave. Shteti nuk po vepron. Dënimet e partive janë jo aq frytdhënëse. Dënimet duhet të jenë më të larta. Por, pa i dënuar kandidatët për deputet dhe kandidatët për pozitat e larta shtetërore nuk ndalen ata. Vetëm kur të preken në kuletën individuale me dënime të larta financiare, nëse vetë i paguajnë dënimet, ndalen dhe i respektojnë masat anti-covid. Nuk njihen rruge tjetër.

-Politikanët e Kosovës janë në gjendje shumë të pa kontrolluar për nga sjelljet e vetes së tyre. Ata për pushtet po bëjnë lëvizje shumë të rrezikshme në këtë kohë pandemie edhe për masat e gjëra. Rreziqet janë të larta sepse pandemia është e rëndë dhe virusi nuk i njeh si kandidatët, të “mençurit” e as të mëdhenjtë e Kosovës. Virusi nuk pasivizohet pse dalin kandidatët në garën elektorale për kryeministër apo për president. Virusi nuk flenë dhe nuk njeh parti. Ai i donë pikërisht masat e tilla të pakontrolluara për të vepruar. Për çdo ditë po shihen skenarë të tmerrshme. Masat anti-covid fare nuk respektohen dhe me ato edhe po rrezikohet shumë jeta e qytetarëve.

Është anomali e lloji të veçantë se si një kryese e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, bënë shkelje të rëndë të masave medicinale- anti covid. Vjosa Osmani së bashku me Ramush Haradinaj pretendojnë vendin e të parit të shtetit. Kjo është e drejtë ligjore. Por, në rrugën e tillë, kërkohet të japin shembull për mbrojtje të masave. Ata duhet të respektojnë masat anti-covid.

Të njëjtën pozite e shohim edhe me kryeministrin në detyrë. Avdullah Hoti vazhdon punën sikurse mos me qenë në gjendje të jashtëzakonshme nga pandemia. Kudo ku shkohet nuk mbahen masat dhe nuk mbahen distanca se paku 1 metër e 50 cm. deri në dy metra. Edhe pretendentët tjerë për kryeministër, si Enver Hoxhaj e Albin Kurti po i shkelin këto masa anti-covid. Po kështu shkelje po bëjnë edhe kandidatët për deputet. Janë mbushur mjetet sociale me spote, me fotografi dhe me regjistrime të ndryshme të kandidateve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".