Në Istog gjendet i vdekur një burrë

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 09:51
Në Istog gjendet i vdekur një burrë

Një person është gjetur pa shenja jete në një nga dhomat e shtëpisë së tij në fshatin Banjë të Komunës së Istogut.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Banjë, Istog 08.02.2021 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar është gjetur pa shenja jete në një nga dhomat e shtëpisë së tij. Njësitë policore kanë dalë nga vendi i ngjarjes si dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë  i viktimës është dërguar  në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)