Në Gjykatën Kushtetuese dorëzohen dosjet për kompensim të dëmeve të luftës

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 10:45
Në Gjykatën Kushtetuese dorëzohen dosjet për kompensim të dëmeve të luftës

Organizata joqeveritare “Ngritja e zërit”, ka dorëzuar për herë të nëntë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Drejtori i kësaj organizate Jahir Bejta, tha se tash e sa vjet gjykatat nuk po shqyrtojnë paditë për kompensim dëmeve të luftës me arsyetimin që nuk janë kompetente.

Por që sipas tij, kjo nuk qëndron, ngase krimet e kryera gjatë luftës së fundit kanë ndodhur në territorin e Kosovës.

“Sot për herë të nëntë jemi dukeni dorëzuar dosjet për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimit të Gjykatës Supreme”.

“I kisha pyetur pretendentët për kryetar të shtetit dhe kryeministër që krimet e luftës t’i përfshijnë në programet e tyre politike. Deri tani kemi dorëzuar 120 dosje, ndërsa gjatë ditës së sotme vetëm tri”.

Ai ka thënë se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të dorëzojnë dosje derisa të marrin një përgjigje pozitive.

(Kosova Sot Online)